Keni vapë? Ja sa do arrijnë temperaturat këtë fundjavë

Sipas Meteoalb, moti gjate javes do te jete: pjesa e parë e javës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dendura gjatë pasditeve në zonat malore duke sjellë shira afatshkurtër kryesisht në Veri dhe zonat Lindore POR më pak të rrezikuara janë qytetet e zonës së ulët si Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati; bregdeti mbetet kryesisht me kthjellime, kryesisht ai Jugor.

Kliko per me shume info

Pas të enjtes dhe në fundjavë priten kthjellime në 85% të vendit por vranësira lokale zhvillohen kryesisht në Veri – Verilindje ku do të ketë edhe shira të izoluar.

Tabloja termike vijon pa ndryshime të ndjeshme deri mesditën e së mërkurës duke ruajtur vlera tipike të muajit korrik pasi maksimumet termike qëndrojnë rreth vlerës 33°C. Dita e enjte dhe fundjava sjellin rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.