Kaos në Europë, Trump kërcënon të tërhiqet nga NATO

Kliko per me shume info
(First row L-R) German Chancellor Angela Merkel, Belgium’s Prime Minister Charles Michel, NATO Secretary General Jens Stoltenberg, US President Donald Trump, Britain’s Prime Minister Theresa May (second row L-R) Denmark’s Prime Minister Lars Lokke Rasmussen, Norway’s Prime Minister Erna Solberg, Poland’s President Andrzej Duda, French President Emmanuel Macron (third row) Albania’s Prime Minister Edi Rama, Czech Republic President Milos Zeman and Spain’s Prime Minister Pedro Sanchez pose for a family picture ahead of the opening ceremony of the NATO (North Atlantic Treaty Organization) summit, at the NATO headquarters in Brussels, Belgium July 11, 2018. Ludovic Marin/Pool via REUTERS TPX IMAGES OF THE DAY

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar aleatët europianë se Amerika do të largohet nga NATO-ja nëse vendet anëtare nuk rritin shpenzimet ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s, të cilët theksojnë se ka mjaftuar kjo deklaratë që e gjithë salla të shpërthejë në kaos.

Zyrtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), organi më i lartë vendimmarrës i NATO-s, thanë se gjatë fjalimit të tij, Trump paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse aleatët nuk rrisnin së shpejti shpenzimet e ushtarake, duke kapur të papërgatitur lidërët e vendeve anëtare.

Kliko per me shume info

Trump kërkoi gjithashtu që aleatët të demonstrojnë se si do t’i rritnin shpenzimet dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të “shikonte rrugën e saj” nëse nuk plotësoheshin këto kushte.

Kjo fjali duket se ka “hedhur në erë” selinë e NATO-s pasi dhjetëra zyrtarët dhe gazetarë u mblodhën nëpër tavolina, në përpjekje për të zgjidhur se çfarë u përpoq të sinjalizonte Presidenti amerikan. Disa zyrtarë, përfshirë edhe presidentin francez Emmanuel Macron, thanë se Trump nuk kërcënoi haptazi të lërë NATO-n, ndërkohë që disa të tjerë thanë se e interpretuan paralajmërimin e presidentit si një kërcënim për braktisjen e aleancës.

Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, e zhvendosi takimin në sallë emergjence, për të disktuar me anëtarët kryesore çështjen e rritjes së shpenzimeve ushtarake.

Në një konferencë shtypi më vonë, Trump anashkaloi pyetjet që lidheshin me këtë deklaratë. Ai tha se besonte se ai kishte autoritetin të tërhiqej nga NATO pa aprovimin e Kongresit Amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.