Ja kush janë shqiptarët që grabitën francezen me 2 milonë euro

Aktualitet

Arrestohen katër shqiptarë me precedentë të mëparshëm penalë, pas një grabitje dhe nje rrembimi qe kryen në një hotel luksoz në Milano. Por përvec se u zbuluan dhe përfunduan pas hekurave, paratë e grabitura ishin false.

Paratë i kishte në cantë një 21 vjeçare franceze, e cila edhe për vete u fut në telashe, pasi u rrëmbye nga 4 shqiptarët që i morën paratë. Ajo kishte organizuar një takim me disa biznesmenë të huaj, dy prej të cilëve indianë, me të cilët do shkëmbente paratë, duke i futur ata në kurth sepse nga 2 milionë euro, vetëm 65 mijë ishin para reale që mbulonin dhe pjesën tjetër të kartëmonedhave, të gjitha të falsifikuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët u larguan me një Alfa Romeo 147. Policia iu vu nga mbrapa dhe nisi ndjekjen me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, derisa shqiptarët u kapën, citon report tv.

Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24-vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç.

ME TE LEXUARAT