Shkrimtari mohon lajmin: Njoftimin se Ismail Kadare është në gjendje të rëndë nuk e bëra unë

Aktualitet

Orë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi u përhap pas një statusi që poeti i njohur Arti Lushi bëri, ku kishte lajmëruar se 82-vjeçari në gjendje të rënë shëndetësore është shtruar në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajo familjarëve dhe të afërmëve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”- ka shkruar Lushi.

Ama sipas ‘Anabel’, ky lajm nuk është aspak i vërtete, pasi shkrimtari i njohur nuk është shtruar në spital.

Poeti Arti Lushi ka treguar se ai lajmërim nuk është bërë nga ai.

ME TE LEXUARAT