Incidenti me fjalë të rënda me policinë, merret vendimi për kreun e PD në Gramsh

Aktualitet

Në gjendje të lirë do të hetohet Elmas Haruni, pas këtij reagimi ndaj forcave të rendit. Kryetari i PD të Gramshit u ndalua për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit, Haruni ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.

Ai godet xhamin e parë të makinës dhe dëgjohet teksa lëshon fjalë banale ndaj punonjësve të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa Elmas Haruni u shoqërua në polici dhe do të hetohet në gjendje të lirë për kundërshtim dhe ofendim të punonjësve të policisë që ishin duke kryer detyrën.

ME TE LEXUARAT