Incidenti, kulla ajrore e Tiranës për pak i “dorëzoi” në Serbi, krerët e Kosovës

Aktualitet

Delegacioni kosovar që ishte nisur ditën e djeshme për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Fatmir Limaj edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, ka pasur një incident i cili për pak sa nuk i ka çuar në duart e serbëve.

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, kishte udhëtuar në vijën e gabuar ajrore duke dalë në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia, shkruan gazetametro.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK’së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe, ishte shkaktuar nga pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit direksione drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe.

Haxhiu është shprehur më tej se ky incident u evitua nga Pacolli, i cili i dha urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë.

Pra delegacioni i Kosovës i nisur për në Bruksel, u kthye fillimisht në Tiranë, dhe u nis më pas drejt Brukselit nëpërmjet vijës ajrore të Brindizit.

ME TE LEXUARAT