Identifikohet gruaja, viktima e rrufesë në Shkodër

Aktualitet

Një rrufe ka rënë sot në fshatin Sukaj të njësisë administrative Dajç në Shkodër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka humbur jetën një grua me emrin Leonika Luka dhe janë plagosur 2 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se tre personat ishin duke punuar  tokën në momentin kur u goditën nga rrufeja. Janë transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital. Dy të tjerët po marrin ndihmën e parë në spital.

Një nga personat e plagosur është Ndoc Vija.

Informacion paraprak

Me datë 17. 07 .2018 rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në fshatin Sukaj - Dajç, në Shkodër,  një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të. 

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja V. L., 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit N. V., rreth 60 vjeç, dhe C. L., rreth 50 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore.

ME TE LEXUARAT