"Humbje e madhe", mes lotësh Muharrem Hoxha flet për Fadil Hasën: Do e takoja sot

Aktualitet

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes lotësh, Muharrem Hoxha dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Fadil Hasës, “gjigandit” të humorit shqiptar.

Muharrem Hoxha i është përjetësisht mirënjohës mësuesit të tij, i cili e mori për dore dekada më parë dhe së bashku bënë rrugëtimin e bukur në estradën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Sot, Muharrem Hoxha u dha lajmin edhe kolegëve të tij, se një artist i madh u shua nga jeta, duke iu lënë të gjallëve jo vetëm rolet e paharrueshme, por edhe figurën e një prindi shembullor, i cili u bë nënë e babë për të dy vajzat e tij.

Mëngjesin e sotëm një telefonatë nga vajza e Fadil Hasës në telefonin e Muharrem Hoxhës, shokut të ngushtë, njeriut më të afërt të aktorit, dha lajmin e hidhur. Mes lotësh, vajza e aktorit i tha se babai i saj nuk mundi t'ia dilte.

Ai që dikur i bënte të gjithë të qeshnin, sot i ka lënë të mekur mes lotëve./DurresLajm

ME TE LEXUARAT