Horoskopi Javor: 23-29 korrik 2018

Soft

Dashi

Hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të kapërceni çdolloj pengese. Të mërkurën dhe të enjten mund të përjetoni një gjendje të keqe humori, por mos u shqetësoni sepse gjithçka do të marrë për mirë. Nuk do të mungojnë takimet interesante dhe mundësitë e shumta që do t’ju ofrohen, sidomos në aspektin profesional. Për dikë si puna juaj që ka nevojë për stimuj, kjo do të shënojë një kthesë të rëndësishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Demi

Venusin do ta keni aleat dhe gjithçka duket se do të shkojë mirë për sa i përket ndjenjave. Do të përfshiheni nga pasioni dhe për beqarët parashikohen takime të zjarrta. Për ata që janë në çift, dashuria do të jetë më e fortë se kurrë. Bëni kujdes në aspektin profesional, sepse mund t’ju dalë ndonjë problem i papritur. Ditët më me fat të javës do të jenë e mërkura dhe e enjtja.

Binjakët

Java nuk do të fillojë dhe aq e mbarë, për shkak se Hëna nuk do të ndriçojë në shenjën tuaj. Do të ndiheni nervozë dhe pa humor. Në një situatë të tillë, ruajuni zënkave me partnerin. Duke qenë se Venusi është pozicionuar në një shenjë tjetër, do të hasni vështirësi në komunikimin në çift. Shtyjini bisedat e rëndësishme për në fundjavë, atëherë kur Hëna aleate do t’ju ndihmojë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin.

Gaforrja

Duke qenë se këtë javë Venusi do të kthehet nga shenja juaj, do të spikatni më tepër dhe shumë vetë do të kthejnë kokën nga ju. Nëse jeni në çift, ruajuni skenave të xhelozisë. Planeti i dashurisë ju bën të ndiheni veçanërisht tërheqës… Mjerë ai që do të përpiqet t’ju nxjerrë pengesa të mërkurën ose të enjten, pasi Hëna nuk do të jetë e pozicionuar në shenjën tuaj dhe do të shfaqni shenja padurimi…

Luani

Edhe këtë javë nuk do t’ju mungojnë rastet për sukses. Me Mërkurin në shenjë gjithçka do të jetë e mundur. Falë ndihmës së miqve gjithçka do t’ju duket më e thjeshtë, si në aspektin profesional edhe në atë personal. E hëna dhe e marta do të jenë ditë me shumë fat për ju, ndërkohë që në fundjavë, me largimin e Hënës nga shenja juaj, mund t’ju dalë ndonjë e papritur dhe të hasni ndonjë vështirësi.

Virgjëresha

Nëse prej pak kohësh jeni njohur me dikë, prisni që gjërat të ndjekin rrjedhën e natyrshme. Kini parasysh ama se lidhjet që krijohen gjatë kësaj periudhe kanë bekimin e yjeve dhe është e shkruar që të zgjasin. Edhe ata që janë në një lidhje prej kohësh do të përjetojnë momente të veçanta. Për beqarët parashikohen takime të rëndësishme, sidomos të mërkurën dhe të enjten kur Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj.

Peshorja

Me përjashtim të ditës së mërkurë dhe të enjte, kur Hëna do të ndikojë që të ndiheni disi në humor të keq, kjo javë parashikohet të jetë plot me risi dhe surpriza të bukura. Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do t’ju ndihmojë që të tjerët t’ju vlerësojnë për atë që jeni. Fundjava do të jetë e mbushur me argëtime. Gjithçka duket se shkon mirë në aspektin profesional. Të hënën dhe të martën mund të merrni lajme të mira.

Akrepi

Venusi do ta favorizojë shenjën tuaj dhe këto ditë vere do të jeni mjaft tërheqës në sytë e të tjerëve. E mërkura dhe e enjtja do të jenë dy ditë të mbushura me emocione. Në fundjavë, falë pozicionimit të Hënës në një shenjë tjetër, mund të ndiheni disi në humor të keq. Edhe në aspektin profesional mund të hasni ndonjë vështirësi. Përgjigjet që prisnit mund të vonojnë të vijnë…

Shigjetari

Të hënën dhe të martën Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe do të ndiheni më energjikë se kurrë. Mërkuri do t’ju favorizojë në aspektin profesional dhe nuk do të mungojnë rastet kur do të keni sukses në karrierë dhe do t’ju njihen meritat. Situata nuk është po kaq e mbarë edhe në aspektin sentimental, sepse Venusin nuk e keni aleat. Edhe çiftet që janë bashkë prej kohësh mund të kenë mosmarrëveshje, prandaj mundohuni që t’i shmangni ato.

Bricjapi

E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë shumë të mbara për ju me Hënën në shenjën tuaj. Pastaj, me Venusin në shenjë do të ndiheni më tërheqës se kurrë. Beqarët mund të kenë takime interesante. Asgjë e re nuk parashikohet në aspektin profesional. Do t’ju duhet të prisni gjatë për të marrë një përgjigje, por në planin afatgjatë parashikohet që të keni sukses.

Ujori

Ju pëlqen të ëndërroni për mundësitë e shumta që ju ofron jeta. E megjithatë, në këtë periudhë ndiheni të mposhtur për shkak të pozicionimit të Mërkurit, i cili duket se ju nxjerr pengesa dhe ju bën të ndiheni konfuzë. Shikoni me besim në të ardhmen dhe së shpejti do ta gjeni zgjidhjen. Të premten, të shtunën dhe të dielën Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj dhe mund të ndodhë diçka e bukur…

Peshqit

Ka ardhur momenti që më në fund të përballeni me problemet, sidomos nëse prej kohësh keni mosmarrëveshje me partnerin. Nëse gjërat mes jush nuk funksionojnë është e kotë të shtireni sikur nuk kuptoni, por ta pranoni realitetin edhe sikur puna të arrijë në ndarje. Përpiquni të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin, sidomos të mërkurën dhe të enjten, kur Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Të hënën dhe të martën mund të ndiheni nervozë…

ME TE LEXUARAT