HISTORIA/ Identiteti fals pas të cilit fshihej dhe 2 bashkëpunëtorët, kush është i arrestuari për vrasjen e prostitutës…

Kliko per me shume info

Personi që shihni në fotografi është 42-vjeçari Ylli alias Fatmir Vangjelaj, i arrestuar këtë të martë në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje në bashkëpunim.

Kliko per me shume info

Ylli Vangjelaj

Krim ky që ka ndodhur në Itali 19 vite më parë dhe përveç Vangjelajt, janë dënuar edhe dy shqiptarë të tjerë.

“Vrasja për të cilën ai është dënuar është kryer në Itali në vitin 1999 si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë”, sqaroi sot policia e Tiranës.

Arrestimi

Policia e Tiranës njoftoi këtë të martë arrestimin e 42-vjeçarit, në një operacion të koduar “Fundi i arratisë”, një bashkëpunim mes forcave policore shqiptare dhe Interforcës italiane:

Operacioni nga shërbimet e Drejtorisë Hetimore Qendrore në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Njësinë Operacionale të Drejtorisë Hetimore Qendrore si dhe në koordinim me shërbimin Policor Italian “Interforze” në Shqipëri.

Pas 10 vitesh kërkim, nga drejtësia Shqiptare dhe ajo Italiane, ndalohet 42 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Më datë 12.07.2018, në sajë të shkëmbimit të informacioneve në kohë rekord midis strukturave të Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, në kuadër të operacionit policor i koduar “Fundi i arratisë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Ylli (Fatmir), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkresën Nr. 3077 të datës 24.04.09 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.45 të datës 25.03.09 të Gjykatës së Rrethit Vlorë e cila e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal.

Vrasja për të cilën është dënuar ky shtetas është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një automjet i markës “Wolksvagen Passat”.

– një leje drejtimi e cila dyshohet e fallsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar.

– dy telefona celular.

Ky shtetas ju dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane e cila e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg.

Emri pas të cilit fshihej

Ylli (Fatmir), Vangjelaj i fshihej drejtësisë prej vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.

Burime policore thanë për “PANORAMA.al” se ai përdorte mjete identifikimi të falsifikuara me foton e tij por me gjeneralitetet e të vëllait.

Gjatë arrestimit, iu gjet me vete edhe një leje drejtimi e cila dyshohet e falsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait.

Dy bashkëpunëtorët në krim

Bashkë me 42-vjeçarin e arrestuar këtë të martë, për këtë krim drejtësia italiane ka dënuar me burg edhe dy shqiptarë të tjerë: Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj. Te tre, sipas hetuesve italiane, ishin pjesë e grupit kriminal që mori vendimin për vrasjen e vajzës ekuadoriane Ponce Ramirez.

Ponce Ramirez

I pari, sipas raportimeve të mediave italiane, rezulton i arrestuar në vitin 2006 në Itali, ku ka marrë një dënim prej 23 vite burgim.

Ndërsa tjetri Erjon Sejdiraj, që sipas hetuesve italianë ishte kreu i grupit kriminal, ndodhet pas hekurave në Belgjikë. Për vite me radhë, pas krimit në Itali, ai u fsheh në Geluwe të Belgjikës, ku ndërtoi edhe familje, u martua me Evelyne P. dhe bëri tre fëmije. Por, Sejdiraj u zbulua dhe u arrestua rreth tre vite më parë në Belgjikë.

Erjon Sejdiraj

Ka qenë një telefonatë që ai ka bërë me prindërit e të tij që jetojnë në Itali, që policia italiane të vihej në gjurmët e vendndodhjes së tij.

Sipas mediave belge, Sejdiraj ndodhet pas hekurave në Belgjikë, pasi në shtetin belg ndaj shqiptarit është i hapur një proces gjyqësor, ku akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Seanca e radhës ndaj tij, sipas të njëjtave burime, është planifikuar për në 8 Tetor.

Vrasja makabre e prostitutës

Betty Ramirez Ponce, e reja që sipas hetuesve italiane punonte si prostitutë në Itali, u rrëmbye më 9 Dhjetor 1999. Më 20 shkurt 2000, kufoma e saj është gjetur përgjatë brigjeve të lumit “Po” në Monza.

Dy muaj më vonë, autoritet italiane identifikuar tre shqiptarët si autorë të dyshuar të krimit.

Sipas hetuesve, vajza ekuadoriane u rrëmbye, torturua dhe u vra nga banda e shfrytëzuesve të cilët që donin të dëshmonin me këtë akt dominimin e tyre mbi grupet e tjera rivale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.