Historia e gruas iraniane, shteti e torturoi dhe e dënoi me 20 vite burg për arsyen qesharake

Kliko per me shume info

Që prej vitit 1979 Iran, kodi i veshjes parashikon që gratë të kenë gjatë gjithë kohës mbulesë në kokë. Policia për Moral në këtë shtet vazhdimisht ndjek ato gra, të cilat nuk respektojnë plotësisht rregullat rreth mbulesës.

Një prej tyre është edhe 42-vjeçarja Shapark Shajarizadeh e cila hoqi mbulesën e kokës në kuadër të fushatës kundër kodit të veshjes së Iran. Shapark Shajarizadeh u arrestua në shkurt pasi u filmua duke qëndruar në Teheran ndërsa tundte shaminë me një shkop. 42-vjeçarja informoi të gjithë publikun për arsyen e arrestimit të saj me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet e saj sociale. Pasi u akuzua se kishte nxitur korrupsionin dhe prostitucionin, Shajarizadeh u lirua me kusht.

Kliko per me shume info

(Shapark Shajarizadeh duke tundur shaminë e kokës)

“Kjo do të thotë që unë duhet të qëndroj e heshtur për 20 vjet dhe të mos jem pjesë e asnjë aktiviteti”, ka thënë ajo në Instagram. Më herët gjatë këtij viti, autoritetet iraniane kanë njoftuar se kanë ndaluar 29 gra që kanë hequr mbulesën e kokës. Gjithashtu është arrestuar edhe avokatja e mirënjohur për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, e cila ka përfaqësuar, Shajarizadeh dhe gra të tjera për të njëjtën kauzë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.