Getoar Selimi ndiqet nga policia

Showbiz

Reperi i hitit "Paris Milano", Getoar Selimi i njohur me emrin Ghetto Geasy mbrëmjen e sotme ka publikuar një video ku shihet duke i dhënë makinës teksa e shoqërojnë forca të shumta policie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Getoari njofton se ndjekja e policisë është bërë para dhe pas koncertit. Siç duket reperi ka qenë me vonesë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t'i hapur rrugën.

Kujtojmë që Getoari kohët e fundit nuk i ka pasur punët mirë me ligjin, mjafton të kujtojmë që vitin e kaluar ai u vendos në kërkim nga policia pasi nuk u paraqit në gjykatë për të dëshmuar lidhur me çështjen e sulmimit të Ledri Vulës nga disa persona.

ME TE LEXUARAT