FNSH bllokon shezlonet, debat me biznesmenin në Velipojë, gruas i bie të fikët

Aktualitet

Policia Bashkiake e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës duke bllokuar mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje në hapësirën publike në vijën bregdetare. Në operacion kanë qenë 150 forca policie.

FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet. Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë operacionit mbrëmjen e djeshme në Velipojë u sekuestruan mbi një mijë shezlone, pasi bizneset kishin zënë hapësirën publike pa leje në vijën bregdetare.

Ndërkohë që gjatë debatit të policisë me pronarin e biznesit, nipin e Nikoll Markut, një familjare e tij ka kaluar një gjendje te fikti, por që është stabilizuar shpejt, pasi iu dha ndihma e parë.

ME TE LEXUARAT