Fëmija ishte në sediljen e pasme, pastaj i shkoi në prehër të ëmës që nuk merrte frymë dhe aty e zuri gjumi…

Aktualitet

Dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Në atentat mbetën të vdekur në vend Borhan Bërçama, ish-efektiv policie në Pukë, dhe partnerja e tij Silvi Ndoci 22 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se ekzekutimi i çiftit ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në prani të fëmijës së tyre 2-vjeçar që ishte në sendiljen e pasme të makinës.

Mësohet se fëmija i mitur u gjet me rroba të gjakosura, ndërsa pasi ndaluan krismat, i shkoi nënës së vrarë në prehër. Ku edhe e ka zënë gjumi.

Kanë qenë policët ata që e gjetën fëmijën në prehërin e së ëmës qe kishte nderruar jete si pasoje e plumbave te marre.

ME TE LEXUARAT