Fatos Nano rishfaqet në Durrës: S`jam larguar nga politika, por s`bëj politikë kulisash

Politikë

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është rishfaqur, kësaj here në Durrës. Nano ka marrë pjesë në një përkujtimore për luftëtarët e UÇK-së, Ali Ahmeti.

Sa ka zbritur nga makina, Nano është pritur nga admiruesit e shumtë të cilët kanë kërkuar foto me socialistin e vjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një prononcim për Ora News, Nano ka thënë se ndihet ende simpatik. I pyetur nëse do rikthehet në politikë, Nano tha se nuk ka për t’u rikthyer në politikën e kulisave.

Pjesë nga intervista:

Fatos Nano: Përgjigjet janë këtu në mes të njerëzve

Mendoni se jeni ende simpatik në radhët e njerëzve ?

Fatos Nano: Pse nuk e dini ju këtë?

Jo nuk e di, po ju pyes juve

Fatos Nano: Ja kam gjysmë orë që bëj selfie

Rikthim i mundshëm ?

Fatos Nano: Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime.

Po në politikën aktive?

Fatos Nano: Në atë që bëhet prapa kulisave jo, të tjerat si ju dukem me shëndet mirë?

ME TE LEXUARAT