Euro sërish në rënie, ja çfarë pritet gjatë muajit gusht

Aktualitet

Monedha e përbashkët europiane është këmbyer sot në tregun vendas me 125.83 lekë, apo rreth 0.05 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, kjo rënie euros në fillimin e javës shpjegohet me faktin e akumulimit të tepricave në valutë gjatë fundjavës (kur bankat nuk operojnë). Sipas tyre prej pothuajse tri javësh, euro e nis të hënën me një zhvlerësim të lehtë kundrejt monedhës vendase, por është Banka e Shqipërisë që nuk e lejon.

Aktorët e tregut pohojnë se Banka e Shqipërisë po ndërhyn çdo dy ditë në treg, duke tërhequr tepricat në treg, dhe kjo nuk do të lejojë që të ketë rënie në treg. Kjo ndërhyrje, sipas tyre do të vazhdojë deri me përfundimin e efekteve sezonale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Muaji gusht pritet që të rrisë prurjet e valutës në vend, pasi pjesa më e madhe e emigrantëve tradicionalisht zgjedhin këtë muaj që të kalojnë pushimet në vend.

Niveli i këmbimit i euros aktualisht është në nivelet e 125-126 e lekëve.

Edhe dollari amerikan është zhvlerësuar në vend përkundrejt lekut vendas, duke u këmbyer me 107.72 lekë. Rënien e dollarit, ekspertët e argumentojnë me zhvlerësimin që ka pësuar monedha e gjelbër në bursat ndërkombëtare. /Monitor

ME TE LEXUARAT