Emri i ri i Maqedonisë, flet Zaev: Presim të marrim ftesën për anëtarësim në NATO

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me anë të një deklarate ka treguar se i qëndron vendimit të tij që Referendumi për emrin e ri të vendit të mbahet në fund të shtatorit ose tetorit.

Sipas Zaev, akoma nuk është diskutuar për modelin e referendumit prandaj po pritet samiti i NATO-s, i cili është parashikuar të mbahet në javët e para të korrikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Presim që të përfundojnë proceset integruese dhe para së gjithash 11 dhe 12 korriku kur dhe presim të marrim ftesën për anëtarësim në NATO, menjëherë pas kësaj shteti do të hap debat do ta caktojmë më siguri edhe afatin e mbajtjes së referendumit, pyetjen për referendumin, modelin e vetë referendumit dhe gjithçka që ka të bëjë me referendumin. Me siguri afatet mbeten të njëjta, fundi I shtatorit ose fillimi I tetorit, ashtu siç kemi theksuar. Për këtë gjithsesi do të na ndihmojë edhe KSHZ-ja dhe ekspertët e tjerë në Kuvend në përputhje me procedurat që parashihen do të merren edhe vendimet”, deklaroi kryeministri Zaev.

ME TE LEXUARAT