EMRAT - Policia aksion në Fier, arrestohen tre persona në kërkim

Aktualitet

Kapen dhe ndalohen nga policia 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Strukturat Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, u bë ndalimi i shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1.Artan Bardhoshi, 40 vjeç, banues në Petovë, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

2.Jetnor Selimaj, 41 vjeç, banues në Portëz, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 24.04.2018, e ka dënuar këta shtetas me 1 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”, parashikuar nga Neni 125 i Kodit Penal.

3.Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier.

Ndalimi i shtetasit Enver Llapashtica u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar Urdhërin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë shtetas si autor i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi" e parashikuar nga Neni 143/2/3 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT