Elvis Roshi i shpëton burgut, gjykata e dënon me punë publike

Ish kryebashkiaku i Kavajes Elvis Rroshi do të vazhdojë t’i shërbejë publikut, por jo si kryetar bashkie, por me punë në interes publik me qellim shlyerjen e denimit te dhene ndaj tij nga gjykata jo me burg.

Ky ishte edhe vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila e shpalli fajtor për akuzën e falsifikimit të formularëve dhe e dënoi me 60 ditë punë në interes publik.

Kliko per me shume info

Dënimi i parë ndaj Rroshit ishte me 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi iu reduktua në 5 muaj. Duke patur parasysh se Rroshi kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim.

Por edhe me kërkesë të prokurorisë dënimi u pezullua duke e vendosur Rroshin në shërbim prove për të bërë 60 orë punë në interes publik. Gjatë seancës, Rroshi dhe avokati i tij nuk kundërshtuan asnjë fakt të paraqitur nga prokuroria, duke pranuar falsifikimin e formularit, por duke u justifikuar me faktin që gjithçka ishte bërë nga padijenia dhe jo qëllimisht.

Në këtë mënyrë u mbyll procesi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, i cili nuk deklaroi në formularin e dekriminalzimit, faktin që ishte dënuar në Itali me 1 vit e 4 muaj burgim për akuzën e përdhunimit. Edhe pse në gjithë këtë histori Rroshi i shpëtoi burgimit, falsifikimi i formularit i kushtoi postin e kreut të bashkisë së Kavajës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.