Elvana Gjata një Divë e vërtet, elektrizon Prishtinën me koncertin madhështor

Showbiz

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme koncerti i shumëpritur i Elvana Gjatës në Prishtinë, si pjesë e turit të saj "This is me". Elvana performoi tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ku ende pa nisur koncerti, mijëra persona u mblodhën në pritje për të ndjekur artisten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me hitet e saj të shumta dhe këngët e reja nga albumi i ri të cilat kanë pasur sukses të paparë, Elvana solli një atmosferë të paharruar. Dhjetë mijë personat e mbledhur për të ndjekur koncertin, brohorisnin e këndonin bashkë me artisten deri në këngën e fundit.

Elvana u shfaq e veshur me një fustan të kuq e më pas me një body të bardhë që i tregonte linjat perfekte trupore.

Performanca e saj u përcoll edhe nga balerinët duke e sjellë çdo gjë perfekte në detaje.  Gjatë koncertit u hodhën 1 ton fishekzjarre që ndezën Prishtinën teksa atmosfera ishte në maksimum.

ME TE LEXUARAT