Ekzekutimi i dyfishtë në Shkodër/ Antoneta Ndoci dedikim të ndjerë për motrën: Le të hakmerret zoti për të dy

Aktualitet

Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci u gjetën të pajetë para dy ditëve brenda në makinë, afër shtëpisë me qira ku banonin, ndërsa fëmija i mitur i çiftit u gjet në prehrin e të ëmës i mbuluar në gjak, por fatmirësisht pa dëmtime nga të shtënat.

Antoneta Ndoci, motra e Silvit ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Antoneta ndjehet e pafuqishme për të bërë drejtësi. Ajo flet për hakmarrje dhe ia lë në dorë Zotit, ekzistencën e të cilit e vë në dyshim, pas gjëmës së rëndë mbi familjen e saj. Ajo premton se do të kujdeset deri në fund të jetës për Borisin, djalin e vetëm të tyre, i cili fatmirësisht mbeti i gjallë nga ekzekutimi që iu bë prindërve të tyre.

ME TE LEXUARAT