Ekzekutimi i dyfishtë, atë që ndodhi në Shkodër as në filma nuk e keni parë

Aktualitet

As ne filma nuk eshte pare nje ngjarje e tille. Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij u ekzekutuan mëngjesin e sotëm brenda makinës së tyre pranë shtëpisë në Shkodër. Në makinë ndodhej dhe fëmija i mitur, i cili nuk u prek nga plumbat dhe ndodhet shëndoshë e mirë nën kujdesin e mjekëve në spital.

1- vjeçari duhet të ishte në gjumë në sediljen e pasme të këtij “Benzi”, kur breshëria e plumbave të automatikut përshkuan trupat e babit dhe të nënës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por eksperti i policisë tregoi për ABC News se fëmijën e gjetën në kraharorin e viktimës, në sediljen e parë të pasagjerit, i tëri i gjakosur. Fillimisht menduan tmerrin, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë. Më pas përcaktuan skemën si ka ndodhur.

Djali i çiftit që u ekzekutua është zgjuar dhe ka shkuar në prehërin e nënës, duke qëndruar me fytyrë nga ajo. Ai është gjallë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës pa asnjë plagë në trup.

Ish-punonjësi i policisë, Boran Berçama, 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, 25 vjeç, u vranë mëngjesin e kësaj të diele. Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga fqinjët, të cilët njoftuan policinë. Autori i ka qëlluar viktimat nga afër me automatik, por foshnjen mendohet se nuk e kanë parë.

Policia mblodhi më shumë se 20 gëzhoja brenda dhe jashtë makinës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në lagjen “Naim Gjylbegu”, pranë shtëpisë së çiftit. Hetuesit nuk kanë siguruar asnjë dëshmitar që ka dëgjuar krisma.

“Dy persona janë vrarë në automjetin tip “Benz”me targa AA 006 HA këtu në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës. Boran Berçama sëbashku me bashkëshorten e tij, Silvi Ndoci, kanë mbetur të ekzekutuar në vend. Ndaj tyre është qëlluar 23 herë me armë zjarri automatik. Në automjetin e tyre ndodhej dhe djali i tyre rreth një vjeç, Boris, i cili ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Ai tani ndodhet në SpitalinRajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve ”, raportoi nga vendi i ngjarjes gazetari i ABC News, Simon Shkreli.

Krimi tronditi qytetin e Shkodrës. Aty lëviznin njerëz të frikësuar. Drejtori i Policisë, Vehbi Bushati, gjithashtu ishte i shqetësuar. Nëna e policit të vrarë, kur mori lajmin për të birin dhe nusen u shokua.

Bashkë me djalin tjetër, siç dhe i shikoni në pamje, ata kërkonin të shihnin trupat me shpresën se çdo gjë ishte gënjeshtër. Pak orë më vonë policia u njoftua për një makinë të djegur në lagjen Dobraç të Shkodrës, në dalje të Bypass-it.

Në njoftimin zyrtar thuhet se paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ekzekutimit të Boran Berçamës dhe Silvi Ndocit. Brenda tij, policia zbuloi dhe një armë zjarri automatik.

Elementet e ngjarjes tregojnë për një krim mafioz, larje hesapesh ose zhdukje të dëshmitarëve. Por policia nuk ka ende një version të qartë për motivin apo autorët e saj. Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.

Gjithashtu është shoqëruar edhe ish-burri i Silvi Ndocit, me të cilin viktima ishte divorcuar para se të bashkëjetonte me ish- punonjësin e policisë. Viktima Boran Berçama pak kohë më parë u largua nga radhët e policisë, si dhe nuk plotësoi dokumentacionin për Vetting-un.

ME TE LEXUARAT