Edi Rama paditet tek Krimet e Rënda, ja për cfarë e akuzojnë PD e LSI

Kryeministri Edi Rama paditet ne prokurori. “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës. Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e brendshëm, por përpara një akti mashtrimi me një material jo autentik”, u shpreh Edi Rama para grupit parlamentar të PS-së, dhe mesa duket kjo deklarate eshte bere shkak per padine.

Mbështetur në këtë deklaratë, opozita shkoi në dyert e prokurorisë së krimeve të rënda për të kallëzuar penalisht kryeministrin për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Detyrimi për të kallëzuar provën”.

Kliko per me shume info

“Duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm që ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës. Në bazë të ligjit ne iu drejtuam prokurorisë të hapë hetim penal ndaj Kryeministrit Edi Rama, për pengim të së vërtetës, duke mos dorëzuar “provën në fjalë”, ekspertimit që ai “i ka bërë”, në një periudhë kaq të shkurtër kohe, “në një nga laboratorët më të mirë të botës”, tha Edmond Spaho.

Prokuroria nuk ka ende një përgjigje për audio-përgjimin që publikoi Partia Demokratike, ku pretendohej se ishte Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, duke krijuar lehtësi për trafik droge. Opozita i bëri thirrje prokurorisë të veprojë shpejt dhe me efikasitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.