Ecte me më shumë se 223 km/h në autostradë, policia ndalon shoferin!

Kliko per me shume info

Vijon kontrolli përgjatë autostradës Tiranë-Durrës mga policia Rrugore e Tiranës për rritjen e sigurisë në rrugë.
Përmes një bilanci të policisë në 48 orët e fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shkak të tejkalimit të shpejtësisë nga normat e lejuara.

Kliko per me shume info

Shpëjtësitë e konstatuara dhe që kanë çuar në heqjen e lejes së drejtimit arrinin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h. Policia ka njoftuar se këto aksione do të vijojnë dhe se do të intensifikohen me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrug,”-shkruhet nga policia krahas videos së publikuar nga aksioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.