E vetmja femër përballë DJ-ve meshkuj! Çfarë nuk i bën bashkë?

Kliko per me shume info

Kush frekuenton shpesh aktivitetet në klubet shqiptare ndjen dominimin e tyre nga DJ meshkuj ndërsa edhe sot e vetme DJ femër e njohur, mbetet Miss Ilda.

Kliko per me shume info

E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ajo tregoi se edhe pse kanë kaluar vite nga hera e saj e parë si DJ, sot ende nuk ka të tjera femra që ushtrojnë këtë profesion. Po a e suportojnë atë DJ meshkuj? Janë bashkëpunues? E mbajnë me ‘merak’ si e vetmja mes tyre?

‘Të them të drejtën nuk kam shumë suport nga kolegët e mi. Unë mundohem të mbaj raporte, por i shikoj të distancuar. Unë mendoj se duhet te këmi më shumë afrimitet nga ana profesionale, qoftë edhe të diskutojmë’.

Edhe pse preferoi të mos përmendi emra, Ermali e pyet nëse është ajo që ka penguar këto raporte ndërsa Ilda thekson se kush e njeh, e di sa e qetë dhe bashkëpunuese është. Si janë raportet e saj me DJ Vin Veli? A do të kënë bashkë ndonjë bashkëpunim? Zbuloni këto e të tjera përgjigje pas minutës së 3-të të intervistës ‘Një kat më lart’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.