Linda Rei është padyshim një nga personazhet më të komentuar të mediave rozë.
Ajo bëri bujë që në shfaqjen e saj të parë në ekran ku rrëfeu historinë e pazakontë të ndërrimit të gjinisë nga mashkull në femër.
Duke iu përgjigjur kureshtarëve të shumtë për operacionin në pjesën intime dhe kalimin e gjinisë, artistja e makijazhit i ka habitur të gjithë me një video ku tregon më shumë seç duhet.
Linda ka pozuar me bikini shumë të vogla që i tregojnë një pjesë të mirë të pjesëve intime dhe i ka lënë të gjithë gojë hapur.
Ajo ka ekspozuar trupin e palestruar të mbushur me tatuazhe dhe padyshim pas kësaj videoje inboxi i saj në Instagram ka “shpërthyer” nga komentet.