E habitshme në plazhin e Darëzezës, pushuesit po helmohen nga “peshku harabel”

Kliko per me shume info

Në plazhin e Darzezës pushuesit nuk helmohen nga ushqimet, por rreziku vjen nga deti dhe ajri. Që prej fillimit të sezonit, 735 pushues kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetesore të Darzezës.

Asnjë prej tyre me simptoma helmimi, por më shumë nga pickimi i bletëve, grerëzave dhe i të ashtuquajturit peshkut harabel në det.

Kliko per me shume info

“Rastet qe na vijnë janë kriza hipertensive, kafshimi nga peshku harabel, pickim insketesh, etj. Ka pasur edhe dy raste serioze që kanë qenë në rrezik mbytjeje, që kanë arritur të nxirren në kohë nga deti dhe janë dërguar në Fier, pasi kanë marrë ndihmën e parë”, u shpreh mjekja Erjeta Rrapushi.

Mjekja thotë se në rastet e sulmit nga peshku harabel, plazhistët nuk duhet të neglizhojnë dhe të paraqiten ne qendër sapo të dalin nga deti, pasi rrezikojnë alergji dhe deri gjendej paralize.

Qendra shëndetësore e plazhit Darzezë të Fierit, ku punojnë dy mjekë dhe dy infermerë, do të jetë e hapur për turistët deri në 31 Gusht./top channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.