DSIK djeg prokurorin Adriatik Cama: Ka marrë rryshfet bashkë me një koleg në Lushnje

Kliko per me shume info

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama. Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Cama ka qenë i vetëm pa avokat në seancën e sotme, ndërsa ai vetohet me përparësi për shkak të kandidimit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas raportit të ILDKPKI, prokurori Cama ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka fshehje apo deklarim të rremë.

Kliko per me shume info

Nga hetimi i thelluar, pasuria rezulton e justifikuar me burime të ligjshme. Ndërsa përsa i takon figurës, raporti i DSIK e nxjerr të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës pasi ka informacion për përfshirjen e tij në korrupsion gjatë hetimit të disa çështjeve në Prokurorinë e Lushnjes.

Sipas të dhënave të KPK-së, bashkë me një prokuror tjetër kanë marrë para nga familjarët e një të proceduari për kontrabandë.Por vetë prokurori kundërshtoi me forcë dyshimet e ngritura për korrupsion. Vendimi i KPK-së për prokurorin Adriatik Cama jepet nesër në orën 9:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.