Donte të bënte një foto me luanin, ai e bën copash si “kukull prej lecke”

Bota

Një grua në Rusi ka përfunduar e marrë zvarrë si një kukull leckë nga një luan pasi ju afrua për të bërë një fotografi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Olga Solomina, 46-vjeçare, iu afrua luanit në kafazin e tij në  Parkun Safari Taygan në Krime për të bërë një fotografi, por buzëqeshja i ngriu në fytyrë.

Ajo u ul në gjunjë për të prekur luanin, por papritmas kafsha i kapi krahun dhe filloi ta tërhiqte atë sa lart poshtë.

Sipas raportimeve, Olga, e gjendur në kthetrat e luanit  ishte shumë pranë vdekjes, por për fat të mirë u shpëtua nga drejtori i kopshtit zoologjik Oleg Zubkov.

Pas incidentit që për pak i mori jetën, Olga rrëfen:

U ula dhe e vura dorën mbi luanin si më thanë. Momenti tjetër kapi krahun tim dhe më tërhoqi si një kukull prej lecke. Luanët e tjerë u ngritën në këmbë. Mbylla sytë nga frika duke pritur që tufa të më shqyente. Kjo zgjati disa sekonda që mua mu dukën një jetë. "

ME TE LEXUARAT