Dita nis me arrestime në Shkodër, kapen katër trafikantët e 15 shtetasve të huaj

Kliko per me shume info

Finalizohet operacioni policor i koduar “WRONG WAY”, arrestohen në flagrancë 4 shtetas për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshem të kufirit

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze te informacioneve policore dhe një pune të mirëfilltë hetimore, u finalizua me sukses operacioni “Wrong Way”, ku u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

Kliko per me shume info

Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë

Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë

Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të ketij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po benin transportimin e shtetasve të huaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.