Disa kuriozitete për ëndrrat që do i japin përgjigje dilemave tuaja

Soft

Kur vjen puna te ëndrrat, njerëzit ndahen në dy krahë; ata që besojnë se janë thjesht një mënyrë e trurit për t’u “çlodhur” dhe për të përpunuar ato që na kanë ndodhur gjatë ditës. Dhe, në ndarjen e dytë futen ata që besojnë së ëndrrat , në fakt, kanë një kuptim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mund të kujtojmë shkencëtarin Nikola Tesla. Ai  flinte vetëm 2 orë në ditë dhe  ç’është më interesantja, në këtë dy orarsh  ai ishte në gjendje të gjente zgjidhje për problemet që nuk mund t’iu jepte shpjegim kur ishte zgjuar.

Specialistët e fushës i radhisin ëndrrat si më poshtë:

Ëndrra të kthjellëta

Të  njohur ndryshe si ëndrra të ndërgjegjshme, ëndrrat e kthjellëta janë një teknikë e cila i lejon njerëzit të kontrollojnë ëndrrat e tyre.

Kur je duke parë këtë lloj ëndrre, dëshiron të ngasësh makinën më të shpejtë në botë? Do ta ngasësh. Dëshiron të bëhesh një miliarder? Pa merak! Disa persona kane mundur të shohin të tilla ëndrra që në vegjëli, ndërsa të tjerë kur rriten.

Sipas kërkuesve këshillohet  që përpara se të flini duhet të mendoni se çfarë dëshironi të shihni në ëndërr.

Mendojeni për çdo ditë, vazhdimisht dhe gjithë çka keni në mendje do ta shihni në ëndërr. E nëse do ta dëshironi vërtet me gjithë zemër, e gjitha do t’ju kthehet në realitet.

Ëndrrat të tregojnë të ardhmen

Disa shkencëtarë të fushës besojnë se realiteti është veçse një iluzion që ne e kontrollojmë me mendimet tona, në dijeni të tij ose jo. Kjo është arsyeja se pse ndodh që ëndrra që i kemi parë dikur i shohim të pasqyruara në realitet.

Lincoln ëndërronte vazhdimisht për vrasjen e tij. Shkrimtari i famshëm Mark Twain ëndërronte për vdekjen e të vëllait. Disa njerëz kishin ëndërruar për katastrofën e Titanikut para se ajo të ndodhte.

Mund të frymëzoheni nga ëndrrat

Ëndrrat jo vetëm që u japin njerëzve mundësinë për të parashikuar të ardhmen, por gjithashtu u japin edhe ide të mëdha suksesi dhe inovatore.

Këtu mund të përmendim Larry Page që dikur kishte ëndërruar për Google- in, Elias Howe për makinën e qepjes, Dimitri Mendeleyev për formulimin e tabelës periodike të elementëve kimikë, etj.

ME TE LEXUARAT