Dibër, kapen dy 'maskat' që mësynë shtëpinë dhe plagosën të zotin

Aktualitet

Policia e Dibrës bëri të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës ndodhur me datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës.

Pas hetimeve, ka arrestuar në flagrancë dy autorët: Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm, Kastriot, Dibër me dy akuza: “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe Ilir Shinin, 31 vjeç, banues në të njejtin fshat, me akuzën “Vjedhje me armë” , kryer në bashkëpunim”).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hasi dhe Shini në bashkëpunim me njëri –tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç. Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes. Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT