Deputetët e PD-së pengojnë Arta Markun tek Komisioni

Politikë

Në këto momente, kryeprokurorja Arta Marku po raporton tek Komisioni Parlamentar i Ligjeve për analizën vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme.

"Zoti kryetar a mund të vazhdoj", i tha Marku Manjës pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar zhurmë në sallë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në raportimin e saj Marku tha se drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë.

"Aktualisht e them me bindje të plotë se ka një ndryshim cilësor", u shpreh ndër të tjera kryeprokurorja.

Paloka: Me çfarë tagri e keni thirrur zonjën, sapo përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëk. Është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.

Në institucionin e parlamentit, në komisionin e ligjeve thirren institucionet kushtetuese. Zonja nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën.

Është zgjedhur në parlament me 69 vota, më pak edhe sesa Damian Gjiknuri.

Prokurori i Pëgjithshëm zgjidhet me 84 vota dhe ai është institucion kushtetues dhe ka një arsye pse zgjidhet me 84 vota.

ME TE LEXUARAT