Dalin pamjet e para nga spitali të 11 fëmijëve në Tajlandë, u droguan gjatë zhytjes

Bota

Nga spitali ku po trajtohen vijnë pamjet e para të 12 djemve tajlandezë dhe trajnerit të tyre, pasi u shpëtuan nga një shpellë e përmbytur.

Djemtë shfaqen me maska spitalore mbi fytyrë, por duken në gjendje të mirë shëndetësore dhe ia bëjnë kameras me dorë, por edhe familjeve të tyre, me të cilët nuk janë përqafuar ende, por shihen përmes një paneli të trashë xhami.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Djemtë mbahen në karantinë, pasi po kryen analizat për të parë nëse kanë marrë ndonjë infeksion të rrallë në thellësi të tokës, megjithëse mjekët thonë se gjendja e tyre e mirë duket se e përgënjeshtron këtë mundësi.

Bashkë me pamjet nga spitali, autoritetet tajlandeze publikuan edhe detaje të tjera të operacionit dramatik për shpëtimin e tyre, që mbajti botën me frymën pezull.

Zhytësat që kryen operacionin treguan se futbollistët e vegjël u droguan rëndë, para se shpëtimi i tyre të kryhej, në mënyrë që të mos trembeshin gjatë zhytjes në tunelet e rrezikshme të shpellës.

“Tani që rreziku kaloi mund të bëjmë shaka dhe ju siguroj se ata djem nuk do të argëtohen kurrë më shumë sesa gjatë zhytjes në shpellë”, citohet një zyrtar anonim nga mediet.

Gjithashtu, mësohet se djemtë dhe trajneri i tyre mbijetuan për 9 ditë para se të gjendeshin duke pirë ujin që rridhte nga muret e shpellës. Djemtë u pajisën gjithashtu me skafandra zhytjeje, që mbulojnë gjithë kokën dhe jo maskat tradicionale që janë mjaft të vështira për fillestarët./tch

ME TE LEXUARAT