Dalin fotot e takimit Rama-Tsipras, ja çfarë u diskutua

Edi Rama dhe Aleksis Tsipras janë takuar pasditen e sotme në Londër.

Kliko per me shume info

Siç edhe duket në foto, takimi mes tyre nuk ka qenë ‘kokë më kokë’, por me praninë e ministrave të jashtë e këshilltarëve.

Lajmi është shpërndarë në Twitter.

Sipas njoftimit, kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë Edi Rama e Aleksis Tsipras zhvilluan sot një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.

Dy kryeministrat kanë diskutuar rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme.

Në njoftim shkruhet

Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.