Çfarë lloj çifti jeni ju dhe partneri? Zbulojeni këtu

Ashtu si çdo gjë ndahet në disa kategori, sapo zbuluam se dhe çiftet e partnerëve i përkasin kategorive të ndryshme. Lexoni dhe zbuloni se kujt kategorie i përket çifti juaj.

-Çifti perfekt
Ata shfaqen gjithmonë të lumtur sidomos në sy të të tjerëve. Edhe nëse mund të kenë ndonjë problem, pë rata mjafton që të gjithë të mendojnë se janë mrekullisht të lumtur dhe që çdo gjë për ta ecën vaj. Ata vdesin të jenë “Couple Goals”.

Kliko per me shume info

-Çifti që ankohet gjithmonë
Kredia,qeraja, kursi i fëmijëve. Me pak fjalë ata do i dëgjosh gjithmonë duke u ankuar për diçka të re. Pavarsisht se për ta çdo gjë mund të shkojë shumë mirë, ata duan me doemos të tregojnë se asgjë në jetë nuk ecën vaj.

-Çifti i kundërt
Ky është lloji i çiftit që përgjithsisht nuk kanë asgjë të përbashkët e megjithatë mes tyre ekziston një alkimi shumë e bukur. Nëse njëri nga ata I gjykon gjërat bazuar në ndjenja, tjetri i gjykon bazuar në logjikë. Plotësojnë shumë mirë njëri-tjetrin.

-Çifti i fuqishëm
Ata janë gati 50-50. Aq sa e duan njëri tjetrin aq shumë e duan dhe veten. Çdo vendim e marrin duke e gjykuar me mature dhe janë shpirtrat binjakë të njëri-tjetrit.

-Çifti praktik
Ata shikojnë të gjitha anët e situatave dhe vendosin mbi atë që është më praktike.
Nëse do të donin të blinin diçka, ata nuk do të zgjidhnin as atë më të shtrenjtën e as atë më të lirën. Do të zgjidhnin atë me çmim mesatar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.