Çfarë e shkakton kancerin e stomakut, një ndër sëmundjet e këqija më të përhapura

Soft

Në organizmin tone rritja e qelizave të shëndetshme kontrollohet nga AND. Disa gene të ADN nxisin ndarjen qelizore, disa të tjera e ngadalsojnë atë, ose programojnë që qelizat të vdesin në kohën e duhur.

Ndërsa gene të tjera kontrollojnë proceset që ndihmojnë përmirësimin e ADN. Kur ADN është e dëmtuar këto gene nuk funksionojnë në mënyrë të saktë duke shkaktuar kështu rritjen e qelizave jashtë kontrollit dhe eventualisht formojnë një tumor- një masë malinje. Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimin e faktorëve që shkatërrojnë ADN e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ÇFARË E SHKAKTON KANCERIN E STOMAKUT?

1.Infeksioni nga Helikobakter Pylori (H P) Rreth 2/3 e popullsisë në botë është e infektuar me një bakter të tillë , që jeton thellë në palat mukoze të stomakut. Mendohet se ky bakter përhapet nga personi në person, nëpërmjet rrugës fekal-orale, ose nëpërmjet ujit të kontaminuar. Infeksioni nga HP shpesh shfaqet në fëmijëri dhe mund të zgjasë gjatë gjithë jetës në qoftë se nuk trajtohet.

*Tani infeksioni nga HP është i njohur si shkaku kryesor i ulceres së stomakut, në rreth 80% të rasteve por mund të jetë shkaku kryesor edhe i kancerit të stomakut. Sipas Organizatës Botërore të Shendetësise, gjysma e rasteve të reja vjetore të kancerit të stomakut i atribohet infeksionit nga Helikobakter Pylori. Të kesh ulcer nuk je domosdoshmërisht para një rrisku të lartë për kancer stomaku, por të kesh infeksion me Helikobakter Pylori, po.

Kjo ndodh sepse, një infeksion i zgjatur shkakton inflamacion qelizor i cili çon në ndryshime prekanceroze të stomakut. Një nga këto ndryshime është dhe gastriti atrofik, një gjendje në të cilën qelizat acid-prodhuese janë të shkatërruara. Mendohet që nivelet e ulta të acidit parandalojnë toksinat kancer-shkaktuese nëpërmjet shkatërrimit të tyre ose nxjerrjes jashtë stomakut.

2.Nitratet dhe nitritet Këto janë përberje kimike natyrale që shfaqen atëhere kur bakteriet shkatërrojnë nitrogenin. Nitratet përdoren në shumë proçese të përpunimit të mishrave. Në stomakun tonë shumë baktere, duke përfshirë edhe HP , konvertojnë nitratet në nitrite, një tjetër bazë kimike e nitrogenit. Nitritet përdoren në disa ushqime me përmbajtje mishi si hamburger, beikon.

Nitritet kombinohen me substanca të tjera që përmbajnë nitrogen duke formuar në stomak N-nitrozo-komponimet, që janë karcinogenë të fuqishëm dhe që njihen si shkaktarë të kancerit të stomakut.

3.Duhani dhe abuzimi me alkool Së bashku irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë kancer të pjesës së sipërme të stomakut deri në ezofag.

Ushqimet e tymosura, të regjura dhe mishi i kuq Para shpikjes së frigoriferit ushqimet konsevoheshin nëpërmjet tymosjes, kriposjes ose regjies dhe skuqjes. Ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha nitritesh dhe nitratesh, të cilat në stomakun tonë konvertohen në komponime kancer-shkaktuese. Vëndet ku konsumohet shumë mishi apo peshku i regjur si Japonia , kanë një rrisk të lartë për kancer stomaku. Po kështu një diete me përmbajtje të lartë mishi të kuq (mishi i vicit, lopës, gjingjit) sidomos i përdorurr si barbecue , ka një lidhje me kancerin e stomakut

ME TE LEXUARAT