Burg të përjetshëm për 31 të akuzuarit për grushtshtet në Turqi

Bota

Në procesin gjyqësor ku 316 persona akuzohen për përfshirje në veprimet që ndodhën në Komandën e Shkollave të Xhandarmërisë Beytepe gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata FETO, 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm.

Në mesin e tyre është edhe ish komandanti i shkollave të xhandarmësirë të asaj periudhe gjeneral brigade Sadık Köroğlu. Ndërkohë që dosja e të akuzuarve të tjerë është ndarë për t’u gjykuar në një çështje tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Procesi gjyqësor është zhvilluar në kampusin e Institucioneve të Ekzekutimit penal Sincan në Ankara nga Gjykata e Krimeve të Rënda nr. 20 të Ankarasë, ku kanë qenë të pranishëm të akuzuarit dhe ato në gjendeje të lirë si dhe avokatët e tyre.

Pas mbrojtjes së fundit të të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues Melih Uçar shpalli aktvendimin ku thuhet se 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, përfshirë në mesin e tyre ish gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë, majorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se dosja e 280 të akuzuarve dhe 5 personave të tjerë që janë në arrati është ndarë nga dosja aktuale ndërsa gjykimi i këtyre të akuzuarve do të vazhdojë në një proces tjetër gjyqësor./AA

ME TE LEXUARAT