Bllokohen 2 ton pije të skaduara në Korçë

Aktualitet

Vijon aksionin në Korçë, duke u sekuestruar rreth 2 ton pije të skaduara.

Mësohet se pijet i janë sekuestruar, subjekti ‘Argentil’, i ndodhur në rrugën Kiço Greco.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme në qytetin e Shkodrës AKU ka sekuestruar edhe 1.3 ton erëza të skaduara.

Njoftimi i plotë

“Subjekti’ Argentili’ me Nipt K84120001A me aktivitet Ruajtje ne temperature ambienti ne momentin e inspektimit u konstatuan produkte me afat përdorimi te kaluar si dhe mungese te kushteve Higjieno sanitare ne ambientin e magazinimit.

Sasia prej 1740 Litra pije freskuese,  çajra, lëng frutash si dhe 48.8 kg biskota, kek dhe çokollata. Gjithashtu u konstatuan produkte ushqimore pa kundraetiketë ne gjuhen shqipe. Ndaj subjektit u morën masa administrative bazuar legjislacionit ne fuqi si dhe u be bllokimi i produkteve te skaduara deri ne momentin e asgjësimit nga institucionet përkatëse.

Gjobë për mungese të kushteve higjieno- sanitare 300.000

Gjobë për tregtim produkti të pasigurt 500.000

Gjobë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe 50.000

Bllokim produkti i skaduar deri në asgjësim”.

ME TE LEXUARAT