As Xhaka e as Shaqiri, ky është lojtari më i mirë në Botëror sipas Era Istrefit

Showbiz

Këngëtarja Era Istrefi ka arritur në Rusi ku do të performojë këngën zyrtare të këtij Botërori bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme, të tre artistët kanë dhënë një konferencë për shtyp para mediave në Rusi. Ndër të tjera ata kanë folur edhe për emocionet që kanë përpara se të performojnë “himinin” dhe për mikpritjen që gjetën në Rusi.

Gjatë konferencës, Era u pyet nga gazetarët se cili është lojtari më i mirë i këtij Botërori.

Por, pavarësisht se përshëndeti dhe komplimentoi dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës, Shaqirin dhe Xhakën, këngëtarja u shpreh se i preferuari i saj ështëCristiano Ronaldo.

Pas konferencës, tre artistët kanë vazhduar me intervista dhe takime të tjera, po ashtu ata kanë vizituar edhe stadiumin ku do të perfomojnë në finale.

ME TE LEXUARAT