Arrestohet gruaja shqiptare në Athinë, groposi kokainën me kavanoza në kopësht

Aktualitet

Një grua shqiptare u arrestua të premten në veri të Athinë pasi i gjetën një kilogram kokainë në shtëpi.

Sipas policisë, 48-vjeçarja e kishte groposur drogën në kopshtin e shtëpisë në veri të Athinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Identiteti i saj nuk është bërë publik për mediat, ndërsa sipas raportimeve, kokaina ishte futur në një kavanoz me oriz dhe ishte groposur 55 centimetra nën tokë.

Policët ushtruan kontroll në shtëpinë e shqiptares pas hetimeve ku ajo dyshohej të ishte pjesë e një rrjeti shpërndarjeje droge. Rrjeti operon në kampet rome në veriperëndim të Athinës.

I njëjti grup ku bën pjesë edhe shqiptarja është goditur nga autoritetet në fund të Qershorit.

Rreth 24 persona të hetuar si anëtarë të bandës kriminale të moshës nga 20 deri në 71 vjeç u vunë në pranga.

ME TE LEXUARAT