Ambasadori britanik: Në Shqipëri nuk ka shumë “peshq të mëdhenj”, por duhen goditur

Kliko per me shume info

Ambasadori i Britanisë Duncan Norman në intervistë për Ora News foli edhe për peshqit e mëdhenj. Ai tha se në Shqipëri nuk ka shumë të tillë, por ata që janë duhet të dalin përpara drejtësisë.

Pjesë nga intervista

Kliko per me shume info

Tema tjetër e rëndësishme në Samit ishte siguria dhe bashkëpunimi rajonal në lidhje me të. Kjo përfshin gjithashtu luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. A jeni i kënaqur deri tani me rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Duncan Norman: Ka shumë gjëra të mira, ka patur disa suksese të rëndësishme për sa i përket 600 kilogramëve të kokainës që u gjetën dhe ka patur një historik të mirë të arrestimeve, shumë njerëz janë arrestuar. Task Forca që ngriti ministria e Brendshme po funksionon dhe po ndryshon diçka. Pra ka shumë gjëra pozitive. Sigurisht, vështirësia është se një prej gjërave që kërkohet është një hisotrik të hetimeve të suksesshme, arrestimeve dhe ndjekjeve penale të kriminelëve seriozë dhe kjo është gjëja që ende duhet të shohim. Duhet të shohim që këta drejtues të krimit të organizuar të dalin përpara gykatës.

Kur flasim për dënimet apo historikët, ende na mungojnë peshqit e mëdhenj…

Duncan Norman: Nuk ka shumë peshq të mëdhenj

A është ky një problem?

Duncan Norman:Sigurisht. Nëse do të godasësh seriozisht krimin e organizuar. Jo vetëm këtu, ne kemi shumë forma të krimit të organizuar edhe në Britani, çdo vend e ka, por për ta goditur atë nuk mund të arrestosh vetëm njerëzit atje poshtë, por edhe drejtuesit e këtyre organizatave.

Kemi dëgjuar diplomatë të flasin për peshq të mëdhenj. Kur një diploamt flet për peshq të mëdhenj, çfarë do të thotë?

Duncan Norman: Peshqit e mëdhenj janë drejtuesit e një grupi të organizuar kriminal apo anëtar me peshë që lehtëson krimin e organizuar.

Shumë e lidhin këtë me politikanët?

Duncan Norman: Një kriminlel i këtyre organizatave mund të jetë nga profesione të ndryshme. Mund të jetë një biznesmen përshembull por mund te jetë një politikan ose ish politikan. Pra absolutisht, pjesa e rëndësishme është se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndihet se është mbi ligjin dhe për të mposhtur në mënyrë të suksesshme krimin e organizuar, duhet të luftojmë pandëshkueshmërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.