Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën shqiptari bashkë me vajzën 4-vjeçare

Aktualitet

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në afërsi të Dunningenit, në Gjermani.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë edhe vajza tjetër e 26-vjeçarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se shqiptari është përplasur me një kamion, teksa drejtonte automjetin tip “BMW”. Schwarzwaelder-bote.de shkruan se shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT