Adriatik Llalla i ka keq punët, sot vendoset për pasurinë e ish-kryeprokurorit

Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit për ankimimin e komisionarit publik do të vendosë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku pritet të vendoset nëse do të kryer verifikim i pasurisë së tij.

Seanca e sotme është vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën. Ai tha se kishte dy javë që nuk komunikonte me klientin e tij, duke ngjallur reagime të ndryshme në media.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hazizaj kërkoi jo më pak se 15 ditë kohë nga trupi gjykues, në përbërje të të cilit është edhe paraardhësja e Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Ina Rama.

Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel.

Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ishKryeprokurorit.

Mbetet të shihet se cilat janë argumentet e komisionarit për vazhdimin e vetingut për Llallën. Nga ana tjetër, ish-Kryeprokurori është nën hetim për katër vepra të ndryshme penale.

ME TE LEXUARAT