6 ditë e mbajtën rob, vajza: Duhej të bëja rrëmbyesin të dashurohej me mua

Bota

Chloe Ayling është modelja 20-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe u mbajt rob për 6 ditë në Itali. Kur u kthye në vendlindje, në Britaninë e Madhe, shumë njerëz ishin skeptikë për historinë që tregoi e reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

20-vjeçarja nga Londra rrëfeu se u josh në Milano nga Lukasz Herba korrikun e kaluar për të realizuar një set fotografik.

Asaj iu dha drogë, e zhveshën, i vendosën pranga dhe e futën në bagazhin e një makine për ta dërguar në një shtëpi në fermë.

Ayling u shpreh se ishte tmerruar kur arriti në shtëpi dhe Herba i tha se do e shiste si skllave seksi, nëse nuk arrinte të gjente 300.000 euro.

Ai gjithashtu e pyeti nëse mund ta puthte dhe të kishin marrëdhënie seksuale së bashku.

Teksa ka pranuar ofertën, vajza thotë:

Mendova se ky është shansi im për të dalë".

Kur e kuptoi se shpërblimi nuk do të paguhej, 30-vjeçari e lëshoi atë dhe e dërgoi në konsullatën britanike në Milano të futur brenda një valixheje.

Kur e nxorën nga valixhja, dëshmitarët e panë duke qeshur.

Më tej modelja tregon:

Unë duhej të bëja gjithçka që mundesha që ai të binte në dashuri me mua".

Herba, një shtetas polak, u burgos në qershor dhe u dënua me 16 vjet e nëntë muaj pas një gjyqi në Milano.

Duke pranuar se ishte takuar edhe më parë Ayling dhe kishte rënë në dashuri me të ai pretendoi se donte të krijonte një skandal për të ndihmuar karrierën e saj.

ME TE LEXUARAT