30 vjeçari u mbyt në Velipojë, pas një jave kishte gëzimin e madh (FOTO)

Kliko per me shume info

Detaje tragjike dalin në dritë nga vdekja e 30-vjeçarit sot në Velipojë, i cili humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte nga mbytja të fejuarën e tij.

30-vjeçari Ervid Palaj, kishte vetëm 7 muaj që ishte fejuar me partneren e tij, e cila punonte në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale. Ndonëse e sotmja duhet të ishte një ditë relaksi për çiftin e ri dhe motrën e viktimës, ajo u kthye në tragjedi.

Kliko per me shume info

Por një tjetër detaj tragjik është publikuar, pasi javën që vjen në familjen Palaj do të kishte gëzim, pasi motra e Ervidit do të martohej. Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari kishte punuar si punonjës social në Dajç. Kujtojmë se i riu u nxor nga qytetarët shumë shpejt në breg të detit, por ai nuk mundi të mbijetonte./ bw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.