Zv.ministri i Ramës: Shqipëria mund të trehojë deri në 600 mijë sirianë

Aktualitet

Vazhdojne deklaratat kunderthenese ne lidhje me kampet e refugjateve ne Shqiperi nderkohe qe qeveria ende nuk ka njoftuar nese ka dicka zyrtare. “Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”. Janë fjalët e zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Në reportazhin e shkurtër të rrjetit televiziv gjerman flitet për propozimin e qeverisë austriake sipas së cilës zgjidhja për refugjatët që kanë vërshuar në Europë është ngritja e një kampi në një nga vendet jashtë BE. Një prej këtyre vendeve është konsideruar Shqipëria dhe sipas ZDF zyrtarët shqiptare nuk janë kundër kësaj ideje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qeveria shqiptare deri tani ka thene se nuk e ka marrë zyrtarisht një propozim të tillë, por Zv.ministri i Brendshëm Hodaj thotë se vendi ynë i ka kapacitetet për të përballuar një fluks të tillë. Është deklarata e parë e një zyrtari të lartë shqiptar që del në favor të hapjes së kampeve të refugjatëve nga lindja në vendin tonë.

Deklaratën e Hodajt e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit Rama është ofruar të pranojë 600 mijë refugjatë sirianë, ish-terroristë të ISIS në këmbim të hapjes së negociatave.

ME TE LEXUARAT