Vlahutin: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, jemi të duruar për të parë ndryshimet

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, përsëriti qëndrimin e saj se nuk ka kthim pas në reformën në drejtësi.
Në prezantimin e EURALIUS V, projekt i asistencës teknike ligjore i financuar nga BE, që synon forcimin e sistemit shqiptar të drejtësisë, Vlahutin tha se ndryshimi kërkon kohë dhe se do të jenë të duruar për të parë rezultatet e kësaj reforme në vendin tonë.

“Euralius V është një mundësi mjaft e mirë për të siguruar implementimin e reformës në drejtësi. BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë.Të gjitha mund të arrihen vetëm me guxim dhe unë them le ta bëjnë diçka të tillë. E kam thënë që reforma në sistemin e drejtësiëë është një instrument mjaft i mirë për çështjet e sigurisë dhe le të besojmë se ndryshimi është i mundur”, theksoi Vlahutin.

Kliko per me shume info

Sipas saj, duhet durim padiskutim por ajo që është e rëndësishme është se nuk ka kthim pas. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin në progres për të gjithë të ardhmen, që prokurorët dhe gjyqtarët të kenë më shumë kualitet në vendimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.