Krujë/ Vdes në spital i burgosuri 49-vjeçar, procedohet penalisht punonjësi i burgut

Aktualitet

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Krujës, i cili vuante dënimin në burgun e Zaharisë.

Sipas mjekëve zemra e F.A. nga Pogradeci ka pushuar rreth rreth orës 06:10 të ditës së djeshme. Policia bën me dije se ai është transportuar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake në qeli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por një ndërhyrje më e shpejtë burgut mund të kishte shpëtuar jetën e 49-vjeçarit. Hipoteza del nga një procedim që ka nisur policia e Krujës ndaj D.C., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie i regjimit të brendshëm në burgun e Zaharisë.

Në ngarkim të tij, materialet hetimore u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për “shpërdorim detyre”.

Por Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.C. 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili është punonjës policie i regjimit të brendshëm në I.E.V.P, Zahari. Pasi siç thuhet në njoftimin e Policisë, “më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë pasi ka shfaqur probleme kardiake.

Ndërkohë që po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Punonjësi i burgut akuzohet për veprën penale Shpërdorim detyre, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT