Vdekja tragjike fëmijës në Divjakë, ja detajet aksident

Policia vendore ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm, kur një fëmijë 14 vjeç humbi jetën në një aksident në Këmishtaj të Divjakës, në Lushnjë.

Sipas policisë, fëmija me iniciale Xh. N. u aksidentua nga një zetor që drejtohej nga kushëriri i 14-vjeçarit, Ervis Allkanjari 30 vjeç, u ndalua nga policia.

Kliko per me shume info

Pas aksidentit, fëmija është transportuar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë së Lushnjës

Rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh. N, 14 vjeç. Shtetasi Xh. N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.